Elena Teslova
01 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
MOSKË (AA) - Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, ka bërë të ditur se janë duke ndjekur stërvitjen ushtarake "Mburoja e Detit 2017" e cila realizohet në Detin e Zi nga shtatë shtete anëtare të NATO-s dhe Ukraina, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një takim të zhvilluar me zyrtarë të lartë ushtarakë në ministri, Shoygu ka thënë se "Në Detin e Zi kanë hyrë dhe vazhdojnë të hyjnë shumë anije ushtarake. Jemi duke i ndjekur të gjitha këto lëvizje. Po vëzhgojmë dhe kontrollojmë çdo gjë që po ndodh aty."