Elena Teslova
19 Tetor 2021•Përditësim: 19 Tetor 2021
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Rusisë ka bërë të ditur se takimi mbi Afganistanin në Moskë do të përqendrohet në zhvillimin e situatës politike dhe ushtarake në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga MPJ-ja ruse përmes një deklarate njoftojnë se krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse dhe përpjekjet për përgjigje globale për të parandaluar krizën humanitare në Afganistan do të jenë gjithashtu në agjendën e takimit të së mërkurës.
Më tej thuhet se pjesëmarrësit në bisedimet e "formatit të Moskës", përfaqësues të 10 vendeve dhe talebanëve, planifikojnë të bëjnë një deklaratë të përbashkët pas takimit.
Formati i Moskës, një mekanizëm i krijuar në vitin 2017 për çështjen e Afganistanit, përfshin Kinën, Pakistanin, Iranin, Indinë, Afganistanin dhe vende të tjera.
Ky format mbajti disa raunde bisedimesh në Moskë në vitin 2017 dhe 2018.