Corey Blackman
30 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
SAN FRANCISCO (AA) - Krerët e Kanadasë, SHBA-ve dhe Meksikës u pajtuan për përpjekjet e përbashkëta që të rrisin "burimet e pastra të energjisë" duke vendosur objektiv që deri në 2025, 50 përqind e energjisë në Amerikën e Veriut të përdoret nga burimet e ripërtëritshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Kanadasë Justin Tradeau, presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti meksikan Enrique Pena Nieto u takuan dje në samitin e liderëve të Amerikës së Veriut të mbajtur në qytetin kanadez Otava.
Pjesëmarrësit e Samitit, i cili në opinion është i njohur si "Samit i tre amigosëve" u pajtuan për përpjekje të përbashkët për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.