Gamze Türkoğlu Oğuz
30 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
KABUL (AA) - Sipas informacioneve të para gjatë sulmit vetëvrasës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ku shënjestër ishte autobusi që mbante disa punonjës të policisë, humbën jetën 30 policë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i Pegman-it, Musa Rahmeti, deklaroi se në sulmin të kryer ndaj autobusit që mbante policët të cilët ishin duke u kthyer prej qendrës trajnimi në rajonin Vardak për në Kabul, kanë humbur jetën 30 policë.
Në sulmin të cilin ka marrë përsipër talebanët, njoftohet se ka edhe një numër të madh të plagosurish.