Hasan Tosun,Ayhan Şimşek
16 Shtator 2016•Përditësim: 17 Shtator 2016
BRATISLAVË (AA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel në Bratislavë, ku po mbahet Samiti i Bashkimit Evropian, deklaroi se nuk duhet të presim që problemet e Evropës të zgjidhen me një samit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Samitin e liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së do të diskutohet rreth të ardhmes së Unionit pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit), kriza e emigrantëve, situata në Ukrainë, rreth ekonomisë dhe lufta kundër terrorizmit.
Përveç liderëve të 27 vendeve anëtare, në samit marrin pjesë edhe Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.