Medin Halilovic
27 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
NOVI PAZAR/SJENICË (AA) – Në seancën e meshihatit të Sanxhakut të Bashkësisë Islame të Serbisë (BIS) dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të BIS dje në Sjenicë për Reis-ul-ulema të Bashkësisë Islame të Serbisë, me shumicë votash u zgjodh teologu dhe profesori nga Novi Pazari Sead ef. Nasufoviç.
Nga 35 anëtarët e trupit votues në takim prezent ishin 27 anëtarë, ku 23 prej tyre votuan për Nasufoviç, një ishte kundër dhe tri fletëvotime ishin të pavlefshme, është konfirmuar për Anadolu Agnecy (AA) nga Bashkësia Islame e Serbisë.
Anëtarët dhe krerët e meshihatëve, imamët kryesorë, drejtorët e medreseve dhe zyrtarë tjerë të këtij institucioni mbajtën takimin në kompleksin e xhamisë Nur në Sjenicë, ndërsa votimi ishte i fshehtë.
Në zgjedhjet për Reis-ul-Ulemaun e ri të BIS nuk morën pjesë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të meshihatëve të Serbisë dhe Preshevës, pasi që më parë këto dy meshihate ishin dakorduar me përzgjedhjen e kandidatit i cili do të zgjidhej nga meshihati i Sanxhakut.