Vesim Seyfeddin,Mehmet Nuri Uçar
27 Qershor 2016•Përditësim: 28 Qershor 2016
BEJRUT (AA) - Në sulmin vetëvrasës të organizuar në qytezën libaneze El-Kaa në kufirin me Sirinë, sipas të dhënave të para mësohet se gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka siguruar nga burimet e spitalit, në qendrën e qytezës El-Kaa të Libanit në kufi me Sirinë dhe në afërsi të pikës doganore janë organizuar katër sulme vetëvrasëse të njëpasnjëshme. Sipas informacioneve të para, njoftohet se gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë kanë ngelur të plagosur.