Emre Gürkan Abay
01 Qershor 2017•Përditësim: 02 Qershor 2017
ST. PETERSBURG (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres tha se bota po shndërrohet në multipolare dhe se multipolarizimi nuk mjafton për zgjidhjen e problemeve të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në ceremoninë e hapjes së Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të zhvilluar në qytetin Shën Petersburg të Rusisë, Guterres tha se edhe para Luftës së Parë Botërore bota ka qenë multipolare.
Pasi ka shpjeguar se për shkak të mangësisë së sistemit qeverisës shumëpalësh ka ndodhur Lufta e Parë Botërore, Guterres tha se "Sot nuk duhet të biem në të njëjtat gabime si ekonomia globale dhe siguria".
"Multipolarizimi nuk mjafton për të zgjidhur problemet e botës", ka thënë Guterres duke bërë të ditur se bota është shndërruar sërish në multipolare.
Edhe OKB-ja me disa reforma duhet të reformohet duke e bërë atë shumë më efektive, ka theksuar Guterres duke shtuar se si rezultat i reformave në fjalë duhet të sigurohet mbështetje në mënyrë më të fortë për vendet në luftën kundër terrorizmit.