Bedrudin Brlyavac
25 Janar 2019•Përditësim: 25 Janar 2019
WASHINGTON (AA) - Senati amerikan ka hedhur poshtë projektligjet të cilat do të zhbllokonin qeverinë amerikane, me çka bllokada vazhdon pa një zgjidhje në horizont, raporton Anadolu Agency (AA).
Projektligjet e propozuara nga republikanët u refuzuan me 51 vota “kundër” dhe 47 vota “për", ndërsa projektligji i demokratëve u refuzua me 52 vota “kundër" dhe 44 vota "për".
Ndryshe, që një ligj të miratohet, nevojiten 60 vota.
Bllokada e qeverisë amerikane tashmë ka hyrë në ditën e 35-të, ku si pasojë 800.000 zyrtarë publikë janë detyruar të bëjnë punë pa pagesë ose të shkojnë në pushime të papaguara.
Mbyllja e përkohshme është rrjedhojë e kërkesës së Trumpit për fonde për ndërtimin e një muri në kufirin amerikano-meksikan.
Bllokada më e gjatë e qeverisë mund të vazhdojë ende, pasi nuk ka tregues se Trump dhe demokratët janë të gatshëm për marrëveshje dhe miratimin e një buxheti të kompromisit.