Elena Teslova
04 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
MOSKË (AA) – Në Federatën e Rusisë u shënua Dita e Unitetit Kombëtar. Në marshin që u organizua në Moskë në kuadër të festimeve, morën pjesë afër 80 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Vladimir Putin vendosi kurora në përmendoren Minin dhe Pozharsky në Sheshin e Kuq. Putin po ashtu mori pjesë edhe në inaugurimin e përmendores së Knjaz Vladimirit, vizitoi ekspozitën “Rusia Ortodokse” dhe zhvilloi bisedë me prijësit fetarë.
Me flamuj në dorë në festime morën pjesë edhe turq që jetojnë në Moskë. Gjatë marshit u hap flamur i madh i Turqisë. Marshi përfundoi në Sheshin Manej me koncertin “Ne jemi një” të interpretuar nga artistë të famshëm rusë.
Dita e Unitetit Kombëtar në Rusi shënohet çdo vit më 4 nëntor, në kujtim të ditës kur forcat ruse me në krye Kuzma Minin dhe Dimitry Pozharsky çliruan Moskën nga okupimi polak në vitin 1612.