Mücahit Oktay
08 Shtator 2021•Përditësim: 09 Shtator 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 650.697, prej të cilëve 1.529 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 40,28 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,43 milionë raste të konfirmuara dhe 66.540 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 207,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 176,6 milionë dozën e dytë.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 75 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.