Canberk Yüksel
06 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
NEW YORK (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka dënuar mbrëmë sulmin vdekjeprurës kimik në Idlib të Sirisë, për çka ka akuzuar qeverinë e atij shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nuk ka asnjë dyshim në mendjet tona se regjimi nën lidershipin e Bashar al-Assadit është përgjegjës për sulmin e tmershëm”, tha Tillerson në një konferencë të përbashkët për mediat në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij meksikan Luis Videgaray Caso.
"Ne mendojmë se është koha e fundit që rusët vërtetë të mendojnë me kujdes për mbështetjen e vazhdueshme që i bëjnë regjimit të Asadit", shtoi ai.