Muhammed Bilal Kenasari,Kasım İleri
05 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan, Donald Trump, duke theksuar se dënon sulmin me armë kimike në qytetin Idlib të Sirisë tha se "Kam përgjegjësinë për të kaluar në veprim kundër sulmit kimik në Siri. Ato që ndodhën dje janë të papranueshme për mua", raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, presidenti Trump ka bërë disa deklarata në lidhje me sulmin me armë kimike të kryer në Siri nga regjimi i Bashar al Asadit në Siri.
Pasi e ka cilësuar "të tmerrshëm" sulmin, Trump tha se "Humbën jetën njerëzit e pafajshëm, fëmijët dhe foshnjat e bukura. Nuk mund të lejohen aktivitetet e shëmtuara të Asadit."
Duke vënë në dukje se nuk do të mund të shprehet paraprakisht se çfarë do të bëjë ushtarakisht SHBA-ja, Trump është shprehur se "Kam përgjegjësinë për të kaluar në veprim kundër sulmit kimik në Siri. Ato që ndodhën dje janë të papranueshme për mua."
"Qëndrimi im kundër Sirisë dhe Asadit ka ndryshuar shumë. Kjo ngjarje për mua ka tejkaluar shumë vija përtej vijës së kuqe", ka theksuar Trump.