Esra Kaymak
23 Korrik 2016•Përditësim: 24 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – SHBA-të kanë arrestuar gazetarën e cila sapo ishte kthyer nga Bejruti duke kërkuar nga ajo që të dorëzojë telefonat, sipas një postimi në Facebook të gazetares, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetarja e Wall Street Journal (WSJ) për Lindjen e Mesme, Maria Abi-Habib u mor nga pika e kontrollit të pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles nga një zyrtar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Zyrtari i kishte thënë Abi-Habib se emri i saj ishte vendosur në listën e udhëtarëve që kishin vizituar "vende shumë të rrezikshme".
"Ata më maltretuan për gati një orë", tha Abi-Habib në postin e saj në Facebook të enjten, duke shpjeguar se si autoritetet e kishin shoqëruar atë në një dhomë duke e trajtuar si të dyshuar të rrezikshëm.
Pastaj oficeri i kërkoi Ebu-Habib që ti dorëzojë të dy telefonët e saj për të "mbledhur informacione"