Hakan Çopur
06 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
WASHINGTON (AA) - Harold Thomas Martin, 51 vjeç, i cili punonte për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë është arrestuar me urdhër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë nën akuzën e "vjedhjes së dokumenteve shumë sekrete", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim Departamenti Amerikan i Drejtësisë thekson se Martin i cili punonte për firmën Booz Allen Hamilton, është arrestuar nga FBI-ja muajin e kaluar nën akuzën e "vjedhjes së dokumenteve shumë sekrete" të cilat i përkisnin shtetit.
Në deklaratë thuhet se gjatë kontrolleve, në makinën dhe shtëpinë e tij janë gjetur një numër i madh dokumentesh sekrete të shtetit amerikan. Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se në mesin e tyre ishin dhe 6 dosje të shërbimit informativ. Departamenti ka komentuar se këto dokumente mund të kenë të bëjnë me shumë tema të sigurisë së vendit.