Ruslan Rehimov
06 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
BAKU (AA) – Një ushtar i Azerbajxhanit ka humbur jetën në luftimet që shpërthyen në linjën e frontit Armeni-Azerbajxhan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se ushtria armene sërish ka filluar me aktivitete provokuese në linjën e frontit.
Kjo ministri bën të ditur se në luftimet që ndodhën mbrëmë, ushtari Sahil Memmedov ka rënë dëshmor si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët armenë.
Më tej, në deklaratë janë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e ushtarit të rënë, ndërkohë që theksohet se përgjegjës për provokimin e përgjakshëm është qeveria e Armenisë.