Tuğrul Çam
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
WASHINGTON (AA) - Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Amerikane (FBI) James Comey, tha se është zvogëluar numri i personave në SHBA që shkojnë për të luftuar në vendet e Lindjes së Mesme për t'u bashkuar në radhët e DAESH raporton Anadolu Agency (AA).
Comey në një deklaratë për mediat ka theksuar se në të dhënat e FBI-së për periudhën 2014 dhe 2015 rezultonte se 6 apo 10 persona në ditë, shtetas amerikanë i bashkonin apo tentonin për ti bashkohen organizatës terroriste DAESH, por kjo shifër duke nisur që nga muajt e verës 2015 ka rënë me një mesatare në një person në muaj.
Duke vënë në dukje se është zvogëluar "atraktiviteti i organizatës" për amerikanët Comey ka pohuar se vazhdon të mbetet një burim shqetësues për to që simpatizantët apo anëtarët e DAESH-it mund të kryejnë akte në vendet ku ndodhen.
"Në internet ende janë të pranishëm persona problematik që mund të rrjedhin në këtë drejtim apo të paktën të tregojnë interes", tha Comey.