Michael Hernandez
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania kanë dakorduar marrëveshje të re lidhur me shkëmbimin e informatave, e cila do të ndihmonte në parandalimin e sulmeve potenciale terroriste, paralajmëroi Sekretari amerikan për Punë të Brendshme Jeh Johnson, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën e përbashkët për media në Washington me Thomas de Maiziere, ministrin gjerman të Punëve të Brendshme, Johnson paralajmëroi se arritja e marrëveshjes së re është tregues i përkushtimit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që bashkërisht të punojnë në luftën kundër terrorizmit pas sulmeve vdekjeprurëse në qytetet evropiane.
“Terrorizmi është kërcënim për të gjithë ne”, theksoi Maiziere, duke përmendur nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ministri gjerman marrëveshjen e lartpërmendur duhet të nënshkruajë me prokuroren kryesore amerikane Lorettom Lynch.