Hakan Çopur
06 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
WASHINGTON (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se për zgjidhjen politike të çështjes siriane është e domosdoshme që palët të punojnë së bashku dhe se Rusia ka një përgjegjësi të veçantë për të siguruar mbështetje në këto përpjekje, raporton Anadolu Agency (AA).
Tillerson në një deklaratë me shkrim i është referuar situatës në Siri.
Ai tha se zgjidhja e çështjes siriane do të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve të presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin gjatë Samitit të G-20, i cili do të fillojë nesër në Hamburg të Gjermanisë.
Ai gjithashtu theksoi se procesi sirian është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket luftës kundër organizatës terroriste DEASH.