Muhammed Bilal Kenasari
03 Nëntor 2016•Përditësim: 03 Nëntor 2016
WASHINGTON (AA) – Pasi që dje përsëri është marrë vendim për vendosjen e "pauzës humanitare" në qytetin Halep të Sirisë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, u shpreh se nuk ka informacione se sa ky vendim do të zgjasë dhe se çfarë do të ndodhë në fund nga e gjithë kjo situatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Është konfirmuar se "pauza humanitare" do të fillojë të premten më 4 nëntor dhe do të zgjasë mes orës 09:00 dhe 19:00. “Nuk e di sa do të zgjasë urdhri i Rusisë për armëpushim në Siri dhe cili do të jetë epilogu i tij. A ka për qëllim uljen e dhunës në Halep? Nëse i shikojmë armëpushimet e mëhershme atëherë mund të shohim se rritet interesi i grupeve ekstremiste për Sirinë. Pjesëtarët e opozitës me guxim luftojnë. Dhuna është në rritje dhe lufta do të vazhdojë”, theksoi Kirby në Washington.