Diyar Güldoğan
21 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Ambasada e SHBA-ve në Moskë njoftoi se të mërkurën SHBA-të do të pezullojnë të gjitha procedurat e vizave jo emigruese në të gjithë Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo lëvizje vijon pasi muajin e kaluar Rusia iu kundërpërgjigj miratimit të sanksioneve të reja amerikane nga Kongresi i SHBA-ve, duke urdhëruar Uashingtonin të reduktojë praninë diplomatike në Rusi.
Ambasada e SHBA-ve tha se procedurat për vizat jo emigruese do të rifillojnë në zyrën e saj në Moskë më 1 shtator, por do të mbeten të pezulluara në konsullatat e saj në Yekaterinburg dhe Vladisvostok për një kohë të pacaktuar.
Vizat jo emigruese të SHBA-ve mbulojnë disa kategori udhëtarësh, duke përfshirë biznesmenët, studentët, personat që udhëtojnë për qëllime mjekësore dhe gazetarët.
“Vendimi i Rusisë për të reduktuar praninë diplomatike të SHBA-ve këtu vë në pikëpyetje seriozitetin e Rusisë për të ndjekur marrëdhëniet më të mira. Ne do të mbajmë staf të mjaftueshëm për të kryer elementet thelbësore të misionit tonë”, theksojnë nga Ambasada e SHBA-ve në Moskë.
Lavrov: Ne nuk do të përgjigjemi me të njëjtën mënyrë ndaj popullit amerikan
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, në lidhje me vendimin e SHBA-ve për vizat, duke theksuar se nuk do të përgjigjen me të njëjtën mënyrë ndaj popullit amerikan, tha se "Nëse dikush mendon se shembulli i keq është infektues kjo do të thotë se gabojnë. Ky vendim është në drejtim të përkeqësimit të pikëpamjes së rusëve ndaj shtetit të tyre".
Ai duke vlerësuar vendimin e SHBA-ve në lidhje me pezullimin e të gjitha procedurave të vizave jo emigruese në të gjithë Rusinë, tha se "Ky vendim është në drejtim të përkeqësimit të pikëpamjes së rusëve ndaj shtetit të tyre."
"Ne, për këtë vendim nuk do të përgjigjemi ndaj popullit amerikan. Nëse dikush mendon se shembulli i keq është infektues kjo do të thotë se gabojnë.", tha Lavrov duke theksuar se vendimi është shumë i ri dhe se me vëmendje do ta shqyrtojnë procesin.