Safvan Allahverdi
19 Dhjetor 2019•Përditësim: 19 Dhjetor 2019
Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo ka deklaruar se me Indinë do të zhvillojnë bashkëpunim më të ngushtë kundër problemeve rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).
Pompeo dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, zhvilluan një takim në Washington me ministrin indian të Mbrojtjes, Rajnath Singh dhe ministrin e Jashtëm, Subrahmanyam Jaishankar.
"Në takim është diskutuar mbi çështjet për rritjen e bashkëpunimit dhe rritjen në nivelin më të lartë të marrdhënieve mes dy vendeve", tha Pompeo i cili ka mbrojtur idenë e tij se procesi për shkarkimin e presidentit Donald Trump nuk do të ndikojë ndaj strategjisë së sigurisë kombëtare në politikën e jashtme.
"Ne shohim që marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Indisë janë në rritje që nga viti 2019. Ne këtë e shohim si një sukses dhe duam që këto marrëdhënie t'i çojmë në nivel më të lartë. E gjithë bota duhet ta dijë se liderët e të dyja vendeve po përpiqen për të mbrojtur popullin amerikan dhe për të forcuar marrëdhëniet. Forcimi i marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Indisë ka një rëndësi strategjike për vitet e ardhshme", tha Pompeo.
Sekretari Esper ka vënë theksin për bashkëpunimin në fushën ushtarake. Ai tha se me Indinë do të forcojnë marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes me kusht zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake dhe rritjen e numrit të ushtarëve që marrin pjesë në këto stërvitje.
Sipas tij, përveç kësaj kanë filluar edhe punimet e përbashkëta në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Esper vuri theksin mbi bashkëpunimin në rajon, kryesisht kundër ndikimit në rritje të Kinës.