Felix Nkambeh Tih
19 Dhjetor 2019•Përditësim: 20 Dhjetor 2019
Së paku gjashtë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u bllokuan pasi një minierë ari u shemb në shtetin Plateau të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për agjencinë e lajmeve të Nigerisë (NAN), Gwottson Fom, një anëtar që përfaqëson zonën elektorale të qytetit Jos në Dhomën e Asamblesë së Shtetit, tha se mosha e viktimave varion nga 20 në 27 vjeç.
"Ne e dimë se këta të rinj humbën jetën duke kryer aktivitete të paligjshme, por është e qartë se papunësia i çoi të bëjnë këtë", tha Fom.
Emmanuel Gyang, dëshmitar okular dhe drejtues i të rinjve, tha se incidenti ndodhi të martën.
Sipas Gyang, mbi 50 persona ishin brenda gropës së minierave kur u shemb mbi ta, ndërsa të tjerët u shpëtuan me lëndime të ndryshme.