Safvan Allahverdi
20 Gusht 2019•Përditësim: 20 Gusht 2019
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, dënoi sulmin ajror të kryer kundër autokolonës ushtarake turke dhe civilëve në qytetin Idlib, në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA)
Ortagus bëri një deklaratë me shkrim nga Twitteri në lidhje me sulmin ajror kundër civilëve në Idlib dhe autokolonës ushtarake turke që po transferohej në pikën e vëzhgimit numër 9.
"Regjimi i Asadit dhe aleatët e tij duhet të kthehen menjëherë në armëpushimin e siguruar në Idlib. Pas sulmit ajror të pabesë ndaj kolonës turke, u vendosën në objektiv brutalisht civilët, ekipet e ndihmës humanitare dhe ndërtesat. Ne e dënojmë këtë dhunë që duhet të marrë fund", është shprehur në deklaratën e saj Ortagus.
Regjimi i Bashar al Asadit i mbështetur nga Rusia zhvilloi një sulm ajror kundër autokolonës ushtarake turke e cila po transferohej në pikën e vëzhgimit numër 9 në Idlib, ku si pasojë humbën jetën 3 civilë dhe u plagosën 12 të tjerë.