Emel Öz Gözellik
25 Qershor 2016•Përditësim: 26 Qershor 2016
LAKE ISABELLA (AA) – Gjatë zjarrit pyjor deri tek i cili erdh në Bakersfield, në shtetin federal amerikan California, jetën e kanë humbur të paktën dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sherifi i qarkut Kern, Donny Youngblood tha se gjatë zjarrit ka pësuar një çift i moshuar i cili nuk arriti të dalë nga shtëpia e përfshirë nga flaka.
Shtëpia ndodhet në afërsi të liqenit Isabella. Gjatë zjarrit që përfshiu Kern, janë shkatërruar 100 ndërtesa, prej tyre 80 objekte banimi, ndërsa edhe 1.500 shtëpi janë në rrezik.
Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 600 zjarrfikës. Tre prej tyre janë hospitalizuar. Ende është duke zgjatur hetimi për të vërtetuar shkakun e zjarrit, i cili i ndihmuar nga era shpejtë u përhap dhe përfshiu një rajon të madh.
Për këtë fundjavë në Los Angeles, Ventur dhe Santa Barbara priten temperatura të larta dhe për këtë shkak është rritur rreziku nga zjarri.