Ayşe Aktaş
02 Korrik 2016•Përditësim: 02 Korrik 2016
MEMPHIS (AA) - Trupat e pajetë e të paktën katër fëmijëve u gjetën në një shtëpi në Memphis, në shtetin federal amerikan Tennessee, raporton Anadolu Agency (AA).
Sherifi në Shelby, Bill Oldham konfirmoi se policia kishte pranuar një telefonatë dhe menjëherë ishte nisur drejt shtëpisë në Memphis, ku u gjetën katër trupa të pajetë të fëmijëve.
Ende nuk dihen shakqet e vdekjes së katër fëmijëve, por policia ka arrestuar nënën e tyre e cila po merret në pyetje.
Gjithashtu nuk bëhet e dituar as mosha e fëmijëve që u gjetën të vdekur.