Selçuk Acar
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
NEW YORK (AA) – Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri në shtetin federal amerikan Tennessee, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët amerikanë njoftuan se helikopteri është rrëzuar në rajonin e maleve Smoky në lindje të Tennessee. Zëdhënësi i zyrës lokale të Mbrojtjes Civile, Dean Flener deklaroi se pas rrëzimit ka ndodhur shpërthimi në të cilin helikopteri tërësisht është djegur, ndërsa nga aksidenti ajror humbën jetën të gjithë pesë personat të cilët ishin në helikopter.