Emel Öz Gözellik
03 Gusht 2017•Përditësim: 04 Gusht 2017
ANKARA (AA) - Në SHBA është zbuluar një krijesë e gjallë e mbetur nga epoka e dinozaurëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Richard McCourt, shkencëtarë i bimëve nga Universiteti Drexel në Pensilvani, njoftoi se kanë hasur në algë të gjallë e quajtur "Lychnothamnus barbatus" e mbetur nga periudha e dinozaurëve në Wisconsin dhe Minnesota.
McCourt i cili theksoi se algën të cilën e kanë hasur në 16 liqene rreth Wisconsin dhe Minnesota mes viteve 2012-2016, tha se kanë vërejtur se është ndryshe nga llojet tjera, dhe se për këtë shkak kanë bërë analizë të ADN-së mbi algën.
Ai më tutje duke treguar se sipas rezultateve të ADN-së kanë identifikuar se alga është e kohës së dinozaurëve e quajtur "Lychnothamnus barbatus", theksoi se ky lloji i bimës ka mbijetuar në rajone të ndryshme të Amerikës Veriore dhe se mund të ketë avancuar në këto vende.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën "American Journal of Botany".