Seda Sevencan
10 Janar 2021•Përditësim: 10 Janar 2021
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha sot se SHBA kanë hequr kufizimet e vetë-imponuara në ndërveprimet e organeve ekzekutive me homologët e tyre nga Tajvani, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ky veprim do të sjellë përfitime për dy demokracitë tona të mëdha", shkroi Pompeo në Twitter, të bashkangjitur me një kumtesë që njoftonte për masën.
Ai tha se SHBA mban marrëdhënie me partnerë jozyrtarë në të gjithë botën dhe Tajvani nuk është përjashtim.
"Deklarata e sotme pranon që marrëdhënia SHBA-Tajvan nuk ka nevojë dhe nuk duhet të prangohet nga kufizime të vetë-imponuara të burokracisë sonë të përhershme", tha ai në deklaratë.