Riyaz ul Khaliq
12 Mars 2019•Përditësim: 12 Mars 2019
SHBA i ka kërkuar Indisë të ndalojë blerjen e naftës nga Venezuela, e cila po përballet me një varg sanksionesh nga Washingtoni, theksojnë mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit me sekretaren e jashtme indiane, Vijay Gokhale, në Washington, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një konferencë shtypi tha se SHBA shpreson se India nuk do të sigurojë "litar shpëtimi ekonomik" ndaj regjimit "autoritar" të presidentit Nicolas Maduro, raporton Press Trust of India (PTI).
India është blerësi i tretë më i madh i naftës së Venezuelës.
"Ne po kërkojmë të njëjtën gjë nga India siç jemi për të gjitha vendet: Mos të jenë litar shpëtimi ekonomik për regjimin e Maduros", citon PTI Pompeon duke u thënë gazetarëve pas takimit me Gokhale.
Pompeo tha se çështja u diskutua gjatë takimit, por nuk dha detaje. "Në të njëjtën mënyrë siç India ka qenë jashtëzakonisht përkrahëse për përpjekjet tona në Iran, unë jam i bindur se edhe ata e kuptojnë kërcënimin real për popullin e Venezuelës. Ne patëm një bisedë të mirë rreth kësaj", tha Pompeo.
PTI citoi Pompeon duke thënë se kombet që mbështesin Maduron po "kryejnë ndërhyrje të huaj për të cilën akuzojnë të tjerët".
"Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërheqin një vijë të qartë midis atyre që ndihmojnë forcat e represionit dhe atyre që i japin jetë ëndrrave demokratike të popullit venezuelas. Nuk ka paqartësi këtu për të vërtetën", shtoi ai.
Presioni i fundit i Washingtonit mbi regjimin e Maduros erdhi pasi SHBA hoqi stafin e mbetur nga ky vend i Amerikës Latine.