SHBA-ja e shqetësuar për 10 shtete në çështjen e lirive fetare
Kirby u shpreh se në listën që DASH i ka paraqitur Kongresit për Ligjin e Lirive Fetare Ndërkombëtare ndodhen vendet si Arabia Saudite, Irani, Myanmar, Kina, Eritrea, Koreja e Veriut, Sudani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe TaxhikistaniMuhammed Bilal Kenasari
16 Prill 2016•Përditësim: 17 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paraqitur Kongresit listën e vendeve që "ka shqetësime" në çështjen e lirive fetare, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë për shtyp ka bërë një deklaratë në lidhje me çështjen në fjalë. Kirby u shpreh se në listën që DASH i ka paraqitur Kongresit ndodhen vendet si Arabia Saudite, Irani, Myanmar, Kina, Eritrea, Koreja e Veriut, Sudani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani.