Tuğrul Çam
02 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se ka filluar përsëri programin trajno dhe pajis ndaj disa grupeve të opozitës siriane në kuadër të luftës kundër DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një lidhje me video konferencë me gazetarët në Pentagon Zëdhënësi i Koalicionit Ndërkombëtarë të Luftës kundër DAESH-it, Kolonel, Steve Warren tha se programi i cili ishte ndërprerë vitin e shkuar ka rifilluar.
Warren në deklaratën e tij tha se dhjetëra sirianë opozitarë janë duke u trajnuar në bazë të këtij programi. Ai nuk dha detaje mbi vendin dhe nga kush po organizohet ky trajnim, por tha se grupi që po trajnohet është relativisht i vogël.