Omar Shagaleh,Hacer Başer
02 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), bëri të ditur se gjatë muajit mars në konfliktet në Siri më së shumti nga sulmet e regjimit kanë humbur jetën 623 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga SNHR-ja thuhet se që nga vendosja në zbatim të Marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në cilësinë e armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm në Siri deri më tani nga sulmet e regjimit jetën e kanë humbur 382 persona, 10 nga sulmet e PYD-së, 13 nga sulmet e Rusisë ndërsa të tjerët kanë humbur jetën nga sulmet e organizatave të ndryshme terroriste si DAESH.
Në deklaratë theksohet se nuk kanë të mbaruar shkeljet e kryera nga regjimi ndërsa nuk ka të dhëna se sa persona kanë humbur jetën nga opozitarët ku emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye të sigurisë dhe të cilët në shumicën e rasteve luftojnë jashtë qyteteve.