Şerife Çetin
06 Korrik 2023•Përditësim: 06 Korrik 2023
SHBA-ja i ka bërë thirrje Rusisë që të zgjasë dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj në përputhje me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu.
Departamenti amerikan i Shtetit thirrjen e ka ndarë me video-mesazh nëpërmjet llogarisë së medias sociale.
Në mesazh thuhet se Rusia ndonjëherë ka ndaluar ose ka vonuar për muaj transportin e drithit.
"Ky veprim, i cili është një shkelje e madhe me Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi, vendos përballë rrezikut të mungesës së ushqimit miliona njerëz në nevojë", theksohet në mesazh.
Po ashtu, më tej vihet në dukje se Rusia duhet të zgjasë dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj në përputhje me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi.
Në mesazh paralajmërohet që nëse Rusia nuk e zgjat marrëveshjen, çmimet e ushqimeve dhe mungesa ushqimore do të rriten me shumë shpejtësi, ndërsa po ashtu potencohet se "Kremlini duhet të mbajë fjalën e tij".
- Marrëveshja e Korridorit të Drithit në Detin Zi
Për të ulur ndikimin mbi çmimet globale të ushqimit si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, OKB-ja, Rusia, Türkiye dhe Ukraina me një ceremoni të mbajtur në Istanbul më 22 korrik 2022 nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin Zi.
Afati i marrëveshjes, i cili më parë është zgjatur disa herë, do të përfundojë më 17 korrik. Zyrtarët rusë thonë se nuk shohin ndonjë mundësi për zgjatjen e marrëveshjes.
Ministria e jashtme ruse në një deklaratë më 4 korrik tha: "Që nga shtatori 2022 e deri më tani është kryer dërgesa vetëm e dy pjesëve, nga 262.000 tonë e plehut rus që ishte planifikuar t'u dhurohej vendeve në nevojë. Nga plehu, 20 mijë tonë janë dërguar në Malavi, ndërsa 34 mijë tonë në Kenia. OKB-ja vazhdon të qëndrojë e heshtur për këto çështje. Ndërkaq, Perëndimi njofton se sanksionet ndaj Rusisë nuk do të lehtësohen as edhe në çështjen e ushqimit dhe plehut. Në këto kushte, nuk ka ndonjë arsye për vazhdimin e marrëveshjes e cila do të përfundojë më 17 korrik".