Hakan Çopur
09 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
WASHINGTON (AA) - Kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për Departamentin e Drejtësisë Jeff Sessions është zgjedhur në këtë detyrë pas një votimi në Senat ku për të 52 votuan pro dhe 47 kundër, raporton Anadolu Agency (AA).
Senatori i Alabama-s, Sessions në një votim në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit Amerikan pavarësisht kundërshtimeve intensive të senatorëve demokratë është zgjedhur në krye të Departamentit të Drejtësisë me votat e senatorëve republikanë.
Sessions për shkak të pikëpamjeve të tij kryesisht kundër emigrantëve kundërshtohej vazhdimisht nga demokratët të cilët kanë 48 vende në Senat por bëhet e ditur se edhe senatori demokrat i Virginias Perëndimore, Joe Manchin ka votuar në favor të Sessions.
Sessions ushtron detyrën prej më shumë se 20 vite në Senatin amerikan. Ai ka qenë një prej emrave të cilët kanë dhënë mbështetjen ndaj Trump që nga fillimi i fushatës.