Ömer Aydın
09 Shkurt 2017•Përditësim: 10 Shkurt 2017
PARIS (AA) – Disa persona janë plagosur në shpërthimin që ndodhi sot në mëngjes në centralin e energjisë bërthamore Flamanville në verilindje të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e policisë thanë se pas shpërthimit nuk ekziston kërcënimi i rrjedhjes së materialit bërthamor.
Media lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes në ora 10:00 sipas kohës lokale në pjesën e centralit ku janë të vendosur motorët.
Ekipe të shumta zjarrfikëse dhe shërbime emergjente kanë mbërritur në vendngjarje.
Hetimi rreth rastit është në vijim.
Bëhet fjalë për centralin bërthamor, reaktorët e të cilit janë ndërtuar në vitin 1986 dhe 1987, kurse vitin e ardhshëm pritet të përfundojë ndërtimi edhe i reaktorit të tretë.