Bilgin S. Şaşmaz
10 Tetor 2017•Përditësim: 10 Tetor 2017
CHICAGO (AA) – Disa qindra qytetarë mbrëmë mbajtën komemoracion në qendër të Çikagos për 58 personat e vrarë në sulmin e armatosur në Las Vegas, raporton Anadolu Agency (AA).
Komemoracionin në sheshin qendror Federal Plaza e organizoi shoqata "Nënat e Çikagos".
Tubimi filloi me një minutë heshtje dhe lutje për të pësuarit në sulmin e armatosur të cilin në Las Vegas e kreu shtetasi amerikan, Stephen Paddock.
Të tubuarit me këtë rast protestuan edhe për shkak të mungesë së kontrollit gjatë shitjes së armëve në SHBA.
“Jo, armëve”, “Arma jote nuk është siguria ime” dhe “Ligje të tilla nuk mbrojnë qytetarët” janë disa nga sloganet që demonstrantët brohorisnin gjatë tubimit.