Kasım İleri
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
WASHINGTON (AA) - Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se në një test të kryer nga sistemi i mbrojtjes së raketave balistike me rreze të mesme kundër sistemeve raketore balisitike është rrëzuar me sukses mbi Oqeanin Paqësor një raketë balistike ndërkontinentale e cila ishte lëshuar nga Ishujt Marshall, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Pentagoni njoftohet se Agjencia e mbrojtjes raketore të SHBA-ve dhe krahu i 30-të i hapësirës të Forcave Ajrore me komandën e Amerikës së Veriut kanë kryer testime të mbrojtjes raketore balistike të cila njihen si Sistemi i Mbrojtjes me Rreze të mesme të vendosur në tokë.
Në deklaratë thuhet se një sistem i mbrojtjes raketore balistike i vendosur në bazën ajrore Vanderberg në Kaliforni ka qëlluar në mënyrë të suksesshme një raketë me kapacitet balistik ndërkombëtar e cila u lëshua nga Ishujt Marshall.
Ndër të tjera në deklaratën ku vihet theksi se është testimi i parë i vërtetë i sistemit në fjalë dhe i sistemit të mbrojtjes raketore balistike të SHBA-ve, thuhet se sistemi i mbrojtjes me radarët X-Band i vendosur në Oqeanin Paqësor dhe me shumë sensorë të tjerë kanë marrë informacionet për gjurmët dhe drejtimin e raketës dhe se në kuadër të këtyre të dhënave ka rregulluar mekanizmin e kontrollit të zjarrit.
Drejtori i Agejncisë së Sistemit raketor mbrojtës Zëvendës admiral Jim Syring duke përcaktuar testimin parandalues "si një sukses të pabesueshëm" tha se sistemi në fjalë ka një vend të veçantë në mbrojtjen e territoreve të SHBA-ve.