Hakan Ceyhan Aydoğan
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
MOSKË (AA) - Rusia ka goditur me raketa disa pozicione të DEASH-it në Siri, raketa këto të lëshuara nga anijet dhe nëndetëset që ndodhen në Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria ruse e Mbrojtjes, ka thënë se forcat detare ruse kanë lëshuar 4 raketa përmes fregatës Amiral Essen dhe nëndetësja Krasnodar, që ndodhen në Detin Mesdhe. Ministria ka konfirmuar se raketat kanë goditur disa pozicione të DEASH-it në rajonin Palmira të Sirisë.
Në deklaratën ku vihet në dukje se raketat kanë goditur me sukses objektivat e tyre, thuhet gjithashtu se për rastin në fjalë Turqia, SHBA-ja dhe Izraeli janë informuar përmes kanaleve kontaktuese aktuale.