Dilara Hamit
05 Prill 2021•Përditësim: 06 Prill 2021
Policia në qytetin e St. Louis në shtetin Misuri të SHBA-së ndërhyri në kryengritjen e së dielës vonë në një institucion korrektues në qendër të qytetit, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të burgosurit në katin e tretë të Qendrës së Drejtësisë St. Louis thuhet se filluan të thyenin xhamat dhe të hidhnin gjëra në rrugë ndërsa tymi po dilte nga dritaret e thyera.
Pas pak, forcat e sigurisë i zhvendosën të burgosurit nga dritaret.
Incidenti i fundit ndodhi rreth dy muaj pasi 117 të burgosur dolën nga qelitë e tyre në një revoltë më 6 shkurt.
Një oficer i institucionit korrektues u shtrua për pak kohë në spital pasi të burgosurit kishin thyer xhamat dhe kishin ndezur zjarre duke hedhur karrige, dollap arkivash dhe sende të tjera përmes xhamave të thyer në rrugë.
Incidenti i fundit shënon kryengritjen e tretë në qendrën e qytetit që nga dhjetori, sipas Associated Press.