Şeyma Uzundere
23 Korrik 2022•Përditësim: 24 Korrik 2022
Teksa lia e majmunit vazhdon të përhapet në mbarë botën, virusi është gjetur edhe tek fëmijët për herë të parë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha në një deklaratë njëri prej rasteve u raportua në Kaliforni dhe tjetri në Washington.
Duke theksuar se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore, autoritetet thanë se po hetojnë se si janë infektuar fëmijët.
Në SHBA, virusi i lisë së majmunit deri më tani është zbuluar në më shumë se 2.800 njerëz, të paktën 8 prej të cilëve janë gra.