Dildar Baykan
16 Prill 2020•Përditësim: 16 Prill 2020
Në SHBA arrin në 30.990 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Vazhdon e rëndohet çdo ditë bilanci në SHBA e cila ndodhet në situatën e epiqendrës së pandemisë COVID-19.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti "Johns Hopkins", numri i vdekjeve ka arritur në 30.990 ndërsa numri i rasteve në 631.111.
Në anën tjetër, me përfshirjen e vdekjeve dhe rasteve të "mundshëm" me koronavirus nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) thuhet se është vërejtur një rritje serioze në numrin e vdekjeve në SHBA.
CDC më parë përfshinte në shifra vetëm ata persona që rezultonin "pozitivë" nga testet e kryera në laboratorët e saj dhe ato private ose rajonale, ndërkohë që përjashtonte personat që tregonin shenja klinike të koronavirusit.