Haydar Hadi
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
BAGDAD (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e njohin referendumin e paligjshëm të Administratës Rajonale Kurde të Irakut dhe mbështet unitetin e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Kryeminsitrisë së Irakut thuhet se kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Në bisedë Tillerson ka ripërsëritur se nuk e njohin referendumin e paligjshëm të Administratës Kurde duke shtuar se mbështesin unitetin e Irakut si dhe hapat që ndërmerr qeveria qendrore për të shmangur konfliktet.
Duke shpjeguar gjithashtu se mbështesin luftën kundër terrorizmit të qeverisë irakiane, Tillerson tha se ata gjithashtu do të kontribuojnë në ekonominë e vendit dhe rindërtimin e tij.
"Po ndërmarrim hapa ligjor për të parandaluar ndarjen e vendit"
Ibadi tha se rishpërndarja e forcave të sigurisë është bërë për rizbatimin e autoritetit ndaj atyre që jetojnë në Kirkuk. Sipas tij, ky është një hap ligjor i ndërmarrë për të parandaluar ndarjen e vendit.
"Qeveria federale i dha rëndësi dialogut në bazë të kushtetutës, por përgjegjësit e Administratës Kurde nuk iu përgjigjën kësaj. Përparësia jonë ende është lufta kundër DEASH-it. Po i afrohemi çlirimit të të gjithë territorit të Irakut dhe vendosjen e sigurisë së kufijve", theksoi Ibadi.