Muhammed Bilal Kenasari
19 Nëntor 2015•Përditësim: 19 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Qeveria amerikane ka njoftuar se do të japë shpërblim në miliona dollarë për ata që ndihmojnë në kapjen e Ebu Muhammed el-Shimali njërit prej liderëve të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit njoftohet se në kuadër të programit "Shpërblim për Drejtësi" do të jepet një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e Shimalit i cili ka një rol të rëndësishëm për çështjen e rekrutimit të luftëtarëve të huaj për DAESH-in në Siri.