Kasım İleri
10 Korrik 2020•Përditësim: 10 Korrik 2020
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë aprovuar shitjen e 105 avionëve F-35 Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Amerikane e Bashkëpunimit të Sigurisë njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë dritën e gjelbër për të shitur 105 avionë luftarakë dhe pajisje të lidhura me vlerë totale 23.11 miliardë dollarë autoriteteve japoneze.
Deklarata theksonte se kjo është një paketë me 63 modele konvencionale F-35A dhe 42 modele F-35B me një ulje vertikale dhe pesë motorë rezervë për këto aeroplanë.
Nëse realizohet ky transaksion, do të jetë shitja më e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë që nga viti 2010, kur ajo i shiti Arabisë Saudite një pajisje rekord ushtarake me vlerë 29 miliardë dollarë.
Kongresi i SHBA-së ka afat prej 30 ditë për të paraqitur ndonjë kundërshtim të mundshëm dhe të bllokojnë shitjen e planifikuar për Japoninë.
Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit dha dritën e gjelbër për shitjen e pajisjeve ushtarake për nevojat e qeverisë tajvaneze për të riparuar dhe mirëmbajtur sistemet kundër-ajrore Patriot. Kjo është një marrëveshje prej 620 milionë dollarësh.
Poashtu është aprovuar edhe shitja e pajisjeve ushtarake Gjermanisë në vlerë prej 130 milionë dollarë dhe shitja Belgjikës në vlerë prej 33 milionë dollarë.