Muhammed Bilal Kenasari
09 Shkurt 2016•Përditësim: 09 Shkurt 2016
WASHINGTON (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin gatishmërinë e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për dërgimin e ushtarëve në Siri, pas Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby në një konferencë për shtyp, ka komentuar fjalët e ministrit të Punëve të Jashtme të EBA-së, Enver Gargash në lidhje gatishmërinë për dërgimin e ushtarëve në Siri për operacionet tokësore kundër DAESH-it.
"Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se do të dalin përpara dhe do t’i mbështetin forcat tokësore. Kjo çështje ishte e trajtuar në dy bisedimet e fundit me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil bin Ahmed el-Xhubejr. Këtë e mirëpresim", tha Kirby.
Ai duke theksuar se është i kënaqur nga përpjekjet për luftën kundër DAESH-it tha se: "Duhet të jemi të sigurt se kjo është në përputhje me nevojat dhe përpjekjet e koalicionit".