Halit Süleyman
08 Shkurt 2016•Përditësim: 09 Shkurt 2016
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarakë rusë në një vendbanim të qytetit Halep humbën jetën 10 persona, ndërsa u plagosën 20 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile në Halep Ibrahim Lejs në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarakë rusë kanë sulmuar në venbanimet në lagjet Salihin, Kellese dhe Huluk të Halepit të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve.
Lejs duke theksuar se në sulmin e kryer nga ana e avionëvë luftarakë rusë jetën e kanë humbur 10 civilë shumica e tyre fëmijë, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë, tha se të plagosurit në këtë sulm janë transportuar në spitalet e improvizuara përreth.