Mücahit Oktay
19 Prill 2023•Përditësim: 20 Prill 2023
Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në shembjen e një parkingu të mbyllur në Manhattan të New Yorkut në SHBA, raporton Anadolu.
Departamenti i Zjarrfikësve të New Yorkut përmes një deklarate njoftoi për shembjen e pjesërishme të një parkingu në jug të Manhatanit.
Sipas të dhënave paraprake, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.
Gjashtë punëtorë ishin në ndërtesë, katër prej të cilëve u shtruan në spital dhe njëri prej tyre refuzoi ndihmën mjekësore, sipas zjarrfikësve.
Universiteti "Pace", i cili ndodhet në rajonin e afërt, tha se kishte anuluar mësimet për shkak të incidentit dhe se studentët u paralajmëruan të qëndrojnë larg zonës për shkaqe sigurie.