Gülşen Topçu
24 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
MUSUL (AA) - Forcat irakiane njoftuan se në kuadër të operacionit për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i janë marrë nën kontroll 9 fshatra, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të komandës së operacioneve të përbashkëta pranë ushtrisë, thuhet se fshatrat Harrara, Er-Rasif, Asfiye, Tuveba, Ebu Feşge el-Ulya ve es-Sufla, Ahvene, Ayn, Eş-Şek el-Ulya ve es-Sufla dhe Es-Sefiyye në rrethinën e qarkut Kayyara janë marrë nën kontroll.
Gjatë operacioneve janë vrarë 299 militantë të DEASH-it dhe janë shkatërruar 20 autobomba dhe 45 bomba. Nuk janë dhënë informacione në lidhje me humbjet në forcat irakiane.
Komanda e operacioneve në Ministrinë e Peshmerga-s, në deklaratën më parë ka theksuar se 8 fshatra në verilindje të Mosulit janë marrë nën kontroll dhe se qyteza Bashika është rrethuar.