Selçuk Acar
10 Korrik 2016•Përditësim: 11 Korrik 2016
NEW YORK (AA) - Në demonstratat e organizuara kundër dhunës së policisë dhe kundër racizmit në New York të SHBA-ve janë marrë në shoqërim policor më shumë se 80 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytetet New York dhe Rochester të shtetit New York, u organizua protestë kundër dhunës së policisë dhe kundër racizmit me mijëra pjesëmarrës.
Demonstratat të cilat u organizuan në shumë rajone të New York-ut pavarësisht reshjeve të shiut vazhduan deri në orët e vona të ditës.
Në protestat e organizuara në New York kishte slogane si: "Jeta e njerëzve me ngjyrë është e rëndësishme", "Jo policit racist", "Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe" dhe "Duart lartë, mos hap zjarr", u shoqëruan rreth 15 persona.